Lëndohet Ardon Jashari, mungon nesër tek AC Milani

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Ardon Jashari ka pësuar një lëndim në stërvitjen e fundit të AC Milanit.
Mediat në Itali raportojnë se mesfushori shqiptar do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Lecce-s në Serien A, shkruan Indeksonline
Nuk dihet shkalla e lëndimit, por Jashari tani është në dyshim edhe për ndeshjen kundër Kosovës me Kombëtaren “helvetike”.
Ky lëndim erdhi shkaku i një dueli me bashkëlojtarin e tij, Gimenez./Indeksonline/
❌🔴⚫️ Ardon #Jashari non ci sarà contro il #Lecce in seguito ad un infortunio rimediato in allenamento in uno scontro di gioco contro #Gimenez.
— Lorenzo De Angelis (@lollodean_) August 28, 2025