11:38 / E Martë, 09 Janar 2024 / LB

Lëndohet Boniface, humbet Kupën e Kombeve

Ylli i Bayer Leverkusen, Victor Boniface, do humbas Kupën e Afrikës për Kombe pas një lëndimi që pësoi në ijë gjatë stërvitjeve.

Ai u la jashtë ekipit për ndeshjen e fundit miqësore para kompeticionit me Guinean, ku mediat lokale raportuan se Boniface do jetë jashtë fushës së blertë për 6 javë.

Nigeriani këtë sezon ka treguar formë të lartë me Leverkusen, ku ka shënuar 10 gola në Bundesligën gjermane.

Nigeria do fillojë Kupën e Afrikës për Kombe të dielën në ndeshjen me Guinean Ekuatoriale, para se të përballet me nikoqirët Bregun e Fildishtë dhe pastaj Guinea-Bissau-në./IndeksOnline/