75 Mall Live Search
18:59 / E Martë, 19 Mars 2024 / MSH

Lëndohet Courtois, kaq pritet të mungojë portieri belg

Portieri i Real Madridit, njëherazi edhe i kombëtares së Belgjikës, Thibaut Courtois, me shumë gjasë do t’i duhet të përshëndetet me fushën e blertë për këtë sezon.

Courtois ka këputur meniskusin e brendshëm të gjurit të djathtë gjatë stërvitjes së sotme dhe pritet të mungojë në dy muajt e ardhshëm, raporton Indeksonline.

Pak ditë më parë, Courtois u rikthye nga dëmtimi i ACL-së, për të cilin edhe iu nënshtrua intervenimit kirurgjik.