Lëndohet Djimsiti, largohet nga loja
 
				Mbrojtësi shqiptar, Berat Djimsiti ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Hungarisë dhe iu desh ta lëshojë fushën, transmeton Indeksonline.
Mbrojtësi i Atalantas lëndoi krahun pas një aksidenti me portierin Berisha dhe dyshohet se mund të ketë thyerje, mirëpo kjo nuk është e sigurtë.
Dalja e Djimsitit lë boshllëqe të mëdha në mbrojtjen shqiptare dhe nëse nuk do të jetë gati as në ndeshjen ndaj Polonisë të martën do të jetë mungesë e madhe për trajnerin Reja.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                