11:02 / E Hënë, 28 Shtator 2020

Lëndohet duke luajtur nga rrethojat në një fushë futbolli në Lipjan, dërgohet në QKUK

Një person është lënduar derisa ishte duke luajtur në një fushë futbolli, në Lipjan. Ai është rrëzuar dhe është lënduar nga rrethojat e rrëzuara, të cilat i kanë shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00, ndërsa në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësit relevante si edhe inspektori i punës, rasti mbetet për hetime të mëtutjeshme.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke luajtur futboll, në fushë të futbollit, ai është rrëzuar dhe dyshohet se është lënduar edhe nga  rrethoja e rrëzuar e cila i ka shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet relevante dhe inspektori i punës, rasti mbetet për hetime të mëtejshme”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.