14:09 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Lëndohet edhe Rodrygo, humb startin e La Ligës

Transferi i ri i Realit, Rodrygo do të humbasë fillimin e sezonit të ri.

Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo është vendosur deri në tre javë jashtë fushave të blerta, pasi u konfirmua se ai ka pësuar një dëmtim në nyje.

18-vjeçari përfundoi lëvizjen e tij të në Santiago Bernabeu nga Santos këtë verë, dhe shpresohej – të paktën nga mbështetësit – që ai të mund të bënte ndikim në ekipin e parë këtë sezon, shkruan Indeksonline.

Rodrygo ka pasur paraqitje aktive gjatë gjithë përgatitjeve parasezonale për skuadrën e Zinedine Zidane, por tani do të humbasë fillimin e sezonit të ri të La Liga, pasi ai do të kujdeset për rikthimin e tij.

Rodrygo nuk është ardhja e vetme e re tek13 herë kampionët evropianë për të pësuar një dëmtim gjatë përgatitjeve parasezonale, me Ferland Mendy dhe Luka Jovic gjithashtu që kanë humbur ndeshjet për shkak të dëmtimeve të kofshës përkatësishtkyçit të këmbës ./Indeksonline/