Lëndohet Emërllahu, dyshohet të jetë lëndim serioz

CFR Club kishte arritur të fitoj nga Craiovës me rezultat 2-0 në kuadër të playoffit.
Mirëpo humbje për skuadrën rumune, do të jetë ajo e mesfushorit nga Kosova, Lindon Emërllahu i cili ka pësuar një lëndim të rëndë.
Lëndim të tillë kishte pësuar edhe te Ballkani, ku kishte munguar rreth 7 muaj nga fusha e blertë.
Presidenti i Cluj, Cristian Balaj përmes telefonit ka treguar situatën e mesfushorit.
“Lëndimi i Emërllahut është shumë serioz. Jam i bindur se lojtari nga Craiova nuk e bëri qëllimshëm. Mbetet të shihet, por nyja duket shumë, shumë keq”, ka thënë Balaj për “fanatik.ro”./IndeksOnline/