Lëndohet Enzo Fernandez, konfirmon se nuk do të luaj për Argjentinën
Futbollisti Enzo Fernandez ka njoftuar se nuk do të grumbullohet me kombëtaren e Argjentinës në muajin nëntor.
Mesfushori i Chelseas kërkoi të zëvendësohet mbrëm në ndeshjen ndaj Wolvesit, ku skuadra londineze arriti fitore me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
“Nuk do të jem në dispozicion me Argjentinën. Unë thjesht po flisja me ekipin mjekësor sepse kisha një problem me gjurin tim në 4 muajt e fundit.
Është vendimi më i mirë të pushoj këto dy javë për gjurin tim. Javën e fundit kam pësuar shumë dhimbje. Këto dy javë u rikuperova sa munda. Unë do të rikuperohem sa më shumë që të mundem kur të kthehem 100% në stërvitje dhe të luaj me ekipin tim”, ka deklaruar Fernandez pas ndeshjes.
Por mungesa e tij te Argjentina nuk do të luaj rol të madh, pasi ”Albiceleste” do të zhvillojë vetëm një ndeshje miqësore në nëntor, atë ndaj Angolas, me datën 14./IndeksOnline/

