75 Mall Live Search
18:50 / E Shtunë, 12 Prill 2025 / G T

Lëndohet Ernest Muçi, detyrohet ta lë fushën

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi ka pësuar një lëndim në ndeshjen mes Besiktasit dhe Besaksehirit, e vlefshme për javën e 31-të në Superligë.

Muçi ishte duke vrapruar me topin, kur u rrëzua për shkak të dhimbjeve që kishte në këmbën e djathtë, shkruan Indeksonline

Duket se sulmuesi “kuqezi” gjatë këtij aksioni pati tërheqje muskolare.

Ai u largua nga loja në minutën e 27’të për t’u zëvendësuar nga Joao Mario./Indeksonline/