75 Mall Live Search
21:12 / E Enjte, 14 Tetor 2021 / OSH

Lëndohet Ferran Torres, do të mungojë 6 javë

Sulmuesi i Manchester Cityt, Ferran Tores, pritet të jetë jashtë fushave të blerta më tepër se një muaj, transmeton Indeksonline.

Sipas Goal, spanjolli kishte pësuar lëndimin në gjysmë-finalen e Nations League në fitoren kundër Italisë, edhe pse ai u paraqit në finale kundër Francës.

Torres që po kalonte formë të mirë do t’i mungojë Guardiolas në ndeshjen kundër Club Brugge në kuadër të Champions Ligës dhe në derbin e qytetit të Manchesterit kundër United.