75 Mall Live Search
14:18 / E Shtunë, 18 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Lëndohet Haaland, në dyshim për derbin ndaj Liverpulit

Erling Haaland ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së mbremshme ndaj Ishujve Faroe.

Si pasoj e këtij lëndimi, sulmuesi norvegjez nuk do të luaj në ndeshjen e radhës ndaj Skocisë, shkruan IndeksOnline.

Këtë e ka konfirmuar edhe mjeku i kombëtares së Norvegjisë, Fredrik Aursnes.

“Nuk është një dëmtim serioz, por ai ka shumë dhimbje dhe i kushtëzuar. Fatkeqësisht, ndeshja me Skocinë vjen shumë shpejt”, ka deklaruar Aursnes pas ndeshjes mes Norvegjisë dhe Ishujve Faroe.

Po ashtu Haaland rrezikon të paraqitet edhe në ndeshjen e Prelmierligës mes Manchester Cityt dhe Liverpulit, që do të zhvillohet me 25 nëntor./IndeksOnline/