75 Mall Live Search
12:38 / E Hënë, 06 Tetor 2025 / L A

Lëndohet James, tërhiqet nga grumbullimi me Anglinë

Gjatë kësaj jave do të zhvillohen ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026.

Lajm i keq për Anglinë do të jetë mungesa e Reece James, pasi që ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Liverpoolit.

James, do të mungojë në miqësoren ndaj Uellsit dhe në ndeshjen kualifikuese ndaj Letonisë.

Në vend të tij është ftuar mbrojtësi i djathtë i Manchester Cityt, Nico O’Reilly.

Kujtojmë se Anglia do të zhvillojë ndeshjet e saj, fillimisht më 9 tetor ndaj Uellsit dhe më 14 tetor ndaj Letonisë./IndeksOnline/