Lëndohet lojtari i Sigal Prishtinës, do të mungojë një kohë të gjatë
Sigal Prishtina ka marrë një goditje sa i përket lëndimeve.
Bëhet fjalë për Don Polloshkën, ku u lëndua në ndeshjen ndaj Vëllaznimit.

Polloshka, pësoi një këputje të tetivës së Akilit dhe do t’i nënshtrohet operacionit.
Lëndimi i jep fund sezonit për të, ndërsa periudha e rikuperimit pritet të zgjasë deri në 9 muaj./IndeksOnline/

