14:03 / E Diele, 28 Gusht 2022 / A. M.

Lëndohet Lukaku, mund të mungojë në ndeshjen ndaj Milanit

Skuadra e Interit ka marrë një lajm jo të mirë pas humbjes që pësoj nga Lazios.

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku ka pësuar një lëndim dhe mund të jetë jashtë fushave për disa ditë, përcjell GazetaBlic Sport.

Lukaku do të mungojë në ndeshjen e ardhshme në udhëtim ndaj Cremoneses, teksa do të jetë në dyshim për derbin e madh ndaj Milanit të shtunën e ardhshme.

Derbi do të luhet të shtunën nga ora 18:30.