75 Mall Live Search
19:16 / E Hënë, 16 Mars 2026 / L A

Lëndohet Manaj, mungon ndaj Polonisë

Sulmuesi kuqezi, Rey Manaj ka pësuar një lëndim së fundmi.

Në ndeshjen ndaj Hataysporit, u lëndua në muskuj të cilat u konfirmuan nga testet e bëra nga klubi i tij, Sivasspor.

Manaj, po ashtu do të mungojë edhe në ndeshjen jetike të Kombëtares Shqiptare ndaj Polonisë, që zhvillohet të enjten e ardhshme.

Ai ka 4 gola në 7 ndeshje me Sivassporin që nga rikthimi i tij./IndeksOnline/