75 Mall Live Search
09:38 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Lëndohet mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, mund të mungojë kundër Kosovës

Mbrojtësi anglez, Harry Maguire, ia ka shprehur trajnerit Gareth Southgate shqetësimin për gjendjen e tij fizike.

Anëtari i Manchester Unitedit, ka luajtur çdo minutë me “djajtë”, në ndeshjet e të gjithë kompeticioneve ku merr pjesë.

Mediumi anglez “Daily Mail”, raporton se selektori Southgate do të detyrohet që në njërën nga ndeshjet e ardhshme kundër Malit të Zi apo Kosovës ta pushojë qendërmbrojtësin.

26- vjeçari, u transferua gjatë verës te Manchester Unitedi nga Leicesteri për 80 milionë funte, për t’u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë.

/Indeksonline/