75 Mall Live Search
22:36 / E Martë, 12 Janar 2021 / C E

Lëndohet Mërgim Vojvoda, del nga loja i përlotur

Mergim Vojvoda ka pësuar një lëndim në krahun e tij të majtë në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Milanit.

Mbrojtësi i Torinos është detyruar të lëshoj ndeshjen pas lëndimit të marrë, shkruan Indeksonline.

Futbollisti i Kosovës u pa se ndiente dhimbje të mëdha derisa po lëshonte fushën e “San Siros”.

Vojvoda u zëvendësua nga futbollisti serb, Sasa Lukic në minutën e 84-të të ndeshjes.

Rezultati aktualisht është 0-0 dhe ndeshja po shkon drejtë vazhdimeve. /IndeksOnline/