17:12 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Lëndohet Milot Rashica, largohet nga stërvitja!

Futbollisti më i mirë kosovar aktualisht, Milot Rashica ka pësuar një lëndim në stërvitje me Werderin e Bremenit.

22 vjeçari ka ndjerë dhimbje në ije dhe ka lëshuar stërvitjen më herët.

Trajneri i Bremenit, Florian Kohfeldt mendon që lëndimi nuk është serioz.

“Shpresoj që të mos jetë asgjë serioze dhe ai të kthehet shpejtë” deklaroi Kohfeldt. /Indeksonline/