75 Mall Live Search
14:16 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / P M

​Lëndohet motoçiklisti i “Wolt”, u përplas me makinë

Një motoçiklist ka mbetur i lënduar pasi është përplasur me një makinë në zonën industriale në dalje të Prishtinës kah Fushë Kosova, sot në mesditë.

Aksidenti ndodhi në semaforët te qendra tregtare “Central Park”, raporton KosovaPress.

Bëhet fjalë motoçiklist të kompanisë “Wolt” që merret kryesisht me shpërndarje ushqimesh nga restorantet e dyqanet të klientët.