Lëndohet në vend të punës/ Prokurori dhe inspektori i punës nisin hetimet

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e Malishevës, pasi që dyshohet se ai kishte pësuar lëndime në vendin e punës, gjatë ndërrimit të pjesëve në makineritë e një vendpunishte në fshatin Astrazub, transmeton IndeksOnline.
Viktima më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm, ndërsa në vendin e ngjarjes përveç njësiteve policore ka dalë edhe inspektori i punës.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori i shtetit me urdhër të të cilit rasti është hapur: “Rrezikim në vendin e punës”./IndeksOnline/