22:44 / E Shtunë, 04 Qershor 2022 / OSH

Lëndohet në vendin e punës, vdes 66 vjeçari në Gjakovë

Një punëtor 66 vjeçar ka vdekur sot në Gjakovë.

Ai u lënduar në mëngjesin e së shtunës në vendin e punës.

Vdekja e tij është konstatuar në vendngjarje nga personeli shëndetësor.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot me datën 04.06.2022 policia në Gjakovë ka pranuar informacion se rreth orës 09:48 një person mashkull i moshës rreth 66 vjeçare, është lënduar në vendin e tij të punës. Të gjitha njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendngjarje, po ashtu është njoftuar prokurori i shtetit.

Nga personeli mjekësor i dalur në vendngjarje është konstatuar vdekja e viktimës. Në konsultim me Prokurorin është inicuar rast hetim i vdekjes”, ka thënë ai./IndeksOnline/