75 Mall Live Search
14:31 / E Premte, 20 Dhjetor 2024 / k.v

Lëndohet një këmbësor në Deçan, u godit nga vetura

Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Driton Rugova, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës në Pejë.

Ai ka thënë se këmbësori ka marrë lëndime turpore.

“I njëjti është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, e më pas për shkak të natyrës së lëndimeve dërgohet ne QKUK për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.