75 Mall Live Search
10:20 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lëndohet një këmbësorë në Malishevë, hospitalizohet në QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Malishevë.

Këmbësori raportohet të jetë goditur nga një veturë në lëvizje dhe si pasojë e këtij aksidenti ka pësuar lëndime të rënda në pjesën e kokës. Personi në fjalë është dërguar për hospitalizim mjekësor në QKUK, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit rasti mbetet nën hetime./Indeksonline/