Lëndohet një person në aksidentin në Shtime!

IndeksOnline ka raportuar për një aksident të rëndë të ndodhur sot në Shtime.
Basri Shabani , Drejtor Rajonal i Policisë në Ferizaj, për IndeksOnline ka konfirmuar se një person ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Ai bëri të ditur se aksident ka ndodhur në rrugën Shtime-Lipjan, saktësisht në fshatin Davidovc.
Sipas pamjeve që ka siguruar IndeksOnline shihet se një kamion dhe një veturë kanë qenë të përfshira në aksident.
Në bazë të fotografisë, vetura është shkatërruar pothuajse tërësisht./IndeksOnline/