Lëndohet një person nga aksidenti në Podujevë

IndeksOnline ka raportuar pak më parë në lidhje me një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Aksident në Podujevë, autoambulanca e policia në vendin e ngjarjes – Indeksonline.net
Ndërsa tani zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar aksidentin duke treguar tutje se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë në lëvizje ndërsa një person ka pësuar lëndime trupore.
“Rreth orës 20:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor ku është përfshirë një veturë në lëvizje. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për IndeksOnline.