10:34 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Lëndohet një person nga zjarri, që shpërtheu në banesë, 5 të tjerë probleme me frymëmarrje

Policia e Kosovës ka dhënë informacione për rastin e ndodhur në rrugën “Zija Shemsiu”, ku një banesë ishte përfshirë nga zjarri.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 09:30, policia ka marrë informatën se kishte shpërthyer një zjarr në një banesë në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë.

Deri tani 6 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, një nga ta është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor, ndërkohë që 5 të tjerët trajtimin e kanë marrë në vend ngjarje ( probleme me frymëmarrje nga tymi).

Zjarri është lokalizuar dhe aktualisht policia në bashkëpunim me zyrtarët relevantë nga institucionet përkatëse, po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat, të cilat kanë ndikuar në shkaktimin e këtij rasti.