75 Mall Live Search
09:32 / E Martë, 17 Shkurt 2026 / S Z

Lëndohet një punëtor në Lipjan, arrestohet një i dyshuar

Një person është lënduar në vendin e punës të hënën në Lipjan. Ai është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe për rastin është arrestuar një i dyshuar. 

Rasti është cilësuar si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që, ishte lënduar në vendin e tij të punës. Viktima është duke u trajtuar në QKUK. Me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje  i dyshuari mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.