Lëndohet një punëtor në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Një person në Prishtinë ka pësuar lëndime trupore në vendin e punës, ku dyshohet se është rrëzuar derisa ishte në vendin e punës.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.
“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi që dyshohet se është rrëzuar derisa ishte në vendin e punës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.