Lëndohet një tjetër lojtar i Real Madrid, Ancelotti mbetët pa sulmues

Skuadra e Real Madridit ka mbetur pa sulmues për më shumë se 2 javë. Kjo pasi, Joselu ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës, shkruan Indeksonline
Lajmin e ka konfirmuar klubi i Real Madrid përmes rrjeteve sociale, me lojtarin spanjoll që i bashkohet listës së gjatë të të lënduarve.
Kujtojmë që të lënduar te skuadra e Carlo Ancelottit momentalisht janë lojtarët: David Alaba, Bellingham, Camavinga, Carvajal, Courtois dhe Militao./Indeksonline/