15:19 / E Enjte, 23 Maj 2024 / G T

Lëndohet përsëri Maignan, rrezikon Euro 2024?

Portieri i Milanit, Mike Maignan po kalon një pranverë shumë të errët.

Gardiani francez, pësoi një tjetër lëndim gjatë stërvitjeve me skuadrën e tij më saktësisht në gisht.

Ai do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme për të përcaktuar shkallën e lëndimit dhe kohëzgjatjen e mungesës së tij.

Maignan, u ftua nga Didier Deschamps për “Euro 2024” ku pritet të jetë startues në të gjitha ndeshjet e “Les Bleus”.

Kujtojmë që Franca, bën pjesë në grupin D dhe ka në grup Austrinë, Holandën dhe Poloninë./IndeksOnline/