13:30 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Lëndohet përsëri Rashica

Skuadra e Werder Bremenit, ka lajmëruar se futbollisti kosovar, Milot Rashica ka pësuar një lëndim në stërvitjen e sotshme.

Rashica është dëmtuar në gju gjatë në një dueli në stërvitje, transmeton Indeksonline.

Ende nuk dihet se sa do të mungojë kosovari pasi që pritet një diagnozë më të saktë.

Ndeshja e ardhshme e Werder Bremenit është kundër Koln dhe ka vlerë të madhe. Në rast se fiton, ka mundësi të arrijë pozitën e barazhit, nëse pëson humbje, atëherë bie nga liga./Indeksonline/