Lëndohet Pique, ja sa mund të mungoj
Barcelona mori tri pikë të mëdha në udhëtim te Atletico pasi fitoi me rezultat minimal 0-1.
Por këtë fitore e zbeh paksa lëndimi i Gerard Pique, shkruan Indeksonline.
Mbrojtësi spanjoll pësoi një lëndim në minutën e 83-të, ku u zëvendësua nga Umtiti.
Sipas raportimeve të para nga mediat spanjolle thuhet se ai mund të mungoj në dy ndeshjet e radhës, që përfshihet edhe ajo e Ligës së Kampionëve kundër Interit. /IndeksOnline/