75 Mall Live Search
21:41 / E Martë, 06 Gusht 2019 / indeksADMonline

Lëndohet portieri i Prishtinës, mungon në javët e para të kampionatit

Prishtina ka dhënë një lajm jo të mirë në prag të fillimit të sezonit të ri.

Skuadra nga kryeqyteti nuk do të llogaris në portierin, Eglant Haxho në fillim të sezonit të ri, shkruan Indeksonline.

Ai ka pësuar një lëndim në gisht, ku është dashur të intervenohet nga mjekët për operim.

Haxho do të mungoj pesë javë.

Ky është njoftimi i klubit:

Lëndohet portieri Haxho
Mungon të paktën pesë javë

Prishtinë, 6 gusht 2019 – Gjatë seancës së sotme stërvitore, portieri Eglant Haxho fatkeqësisht ka pësuar lëndim duke lënduar ashtin e gishtit, “distal phalanx dislocation”, duke bërë që të intervenohej urgjentisht në Spitalin Amerikan.

Fatmirësisht gjithçka ka shkuar mirë, operimi ka qenë i suksesshëm dhe Haxhos do t’i duhet rreth pesë javë në rehabilitimin e plotë.

Eglantit i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë.