Lëndohet rëndë Kosovare Asllani, dërgohet me barelë nga fusha
Suedia nuk arriti të kualifikohet në finale të Kupës së Botës pasi u mposht nga Holanda me rezultat 1-0 pas kohës shtesë.
Përveç humbjes lajm i keq është edhe lëndimi që pësoi në fund të ndeshjes Kosovare Asllani.
Futbollistja shqiptare pati një përplasje në minutat shtesë ku u detyrua të largohet nga fusha me barelë. /IndeksOnline/
