Lëndohet rëndë motoçiklistja pas një aksidenti në Gjakovë, Policia jep detaje

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete në Gjakovë.
Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore merr motoçiklistja. Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjyrkaj.
E lenduara është dërguar në Emergjencen e Spitalit Rajonal në Gjakove, ku pas marrjes së ndihmës për shkak të lendimeve të rënda (frakturë në dorën e majtë) shtrohet në repartin e ortopedisë për shërim të mëtejshëm.
“Me datë 11.05.2022 rreth ores 14:00 ka ndodhë aksident trafiku të perfshira një automjet dhe nje motoqiklete. Deri te aksidenti eshte ardhe deri sa ngasesi I automjetit VW Touran ishte duke levizur pergjate rruges “Mic Sokoli”dhe kur arrine ne udhekryq me rrugen “Martiret Qerezi” nuk e rrespekton shenjen e trafikut (kryqezim me rruge me perparesi kalimi) dhe goditet nga motoqikleta ne pjesen anesore te krahut te djathte Si pasoj e aksidentit ne te dy automjetet shkaktohen deme material ndersa lendime trupore pesone motoqiklistja. E lenduara me autoambulance dergohet ne Emergjencen e Spitalit Rajonal ne Gjakove,ku pas marrjes se ndihmes per shkak te lendimeve te renda fraktur ne doren e majte shtrohet ne repartin e ortopedisë per sherim te metejshem. Ne lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shteti i cili me urdhër te prokurorit rasti shkon ne procedur te rregullt”, tha ai./Indeksonline/