75 Mall Live Search
10:14 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lëndohet rëndë një person përderisa po hapte një kanal në Malishevë

Derisa po hapte një kanal dhe pati rrëshqitje të dheut, një person ka pësuar lëndime trupore në Malishevë të komunës së Gjakovës.

Viktima në fjalë është jashtë rrezikut për jetën,ku pas marrjes së tretmanit mjekësorë në QM-Malishevë, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, transmeton Indeksonline.

Rastit në fjalë i janë përgjigjur njësitë relevante policore si dhe Inspektorati i Punës./Indeksonline