75 Mall Live Search
20:08 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Lëndohet rëndë portieri i Napolit, dërgohet në spital me urgjencë

Portieri i Napolit, David Ospina është dërguar në spital pasi ka rënë pa ndjenja në ndeshjen kundër Udineses, ku Napoli e fitoi me rezultat 4-2.

Ospina fillimisht mori një trajtim pasi u lëndua në kokë gjatë një përplasje me Pussetto gjatë minutave të parë të ndeshjes.

Kolumbiani këmbënguli të vazhdoj të luaj pavarësisht plagës së marrë, shkruan Indeksonline.

Por disa minuta më vonë ai ra në tokë pa ndjenja dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Disa raportime në mediat italiane thonë se Sopinës i është kthyer vetëdija dhe gruaja e tij është me të në spital. /IndeksOnline/