75 Mall Live Search
16:59 / E Martë, 06 Maj 2025 / MSH

Lëndohet rëndë sulmuesi i Gjilanit, bartet me autoambulancë nga fusha e blertë

Sulmuesi i Gjilanit, Oltion Bilalli, ka pësuar lëndim të rëndë në një duel në ajër me portierin e Malishevës, Ilir Avdylin.

Aksidentalisht, Avdyli ka goditur sulmuesin e “Skifterave”, në tentim për të dëbuar topin me grusht, shkruan IndeksOnline.

Në fushë është obliguar të hyjë autoambulanca, për të bartur Bilallin drejt emergjencës.

Loja mes Gjilanit dhe Malishevës është ndërprerë përkohësisht, teksa rezultati aktual është 0:0./IndeksOnline/