18:37 / E Shtunë, 14 Maj 2022 / OSH

Lëndohet Salah, rrezikon finalen e Championsit

Mohamed Salah ka pësuar një lëndim në ndeshjen finale të Fa Cup kundër Chelseas.

Egjiptiani u detyrua të largohet në minutën e 33-të duke i lënë vendin Diego Jota.

Salah rrezikon të mos paraqitet në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Realit.

Kujtojmë se edhe finalen e kaluar të Ligës së Kampionëve kundër Realit, Salah pësoi lëndim. /IndeksOnline/