19:38 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sane humb sezonin ende pa filluar ?

Faqja zyrtare e Manchester City ka konfirmuar që Leroy Sane ka dëmtuar ligamentin anësor kryqëzues në gjurin e tij të djathtë.

Anësori u dëmtua në ndeshjen e Community Community Shield ndaj Liverpool në Wembley Stadium.

Ai i është nënshtruar testimeve gjatë gjithë javës, me një mjek specialist që udhëtonte në Manchester për ekzaminime të mëtejshme për të kuptuar shkallën e dëmtimit.

Gjermani do të bëjë operacionin gjatë javës që vjen.

Raportohet që mund të mungojë gjatë tërë sezonit, megjithatë një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar./Indeksonline/