75 Mall Live Search
13:37 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Lëndohet sërish Suso, mungon në Kupën e Italisë

Sky Sport ka raportuar se ylli i Milanit, Suso, ka pësuar një lëndim gjatë trajnimit të këtij mëngjesi në Milanello.

Spanjolli nuk do të jetë me ekipin e Milanit në ndeshjen e Coppa Italia kundër Sampdorias.

Rossonerët poashtu do të përballen kundër Juventusit me 16 janar në Super Kupën italiane, ndërsa Suso nuk do të jetë i gatshëm të luaj pasi që është i pezulluar, por Gattuso shpreson që spanjolli do të jetë në gjendje të luaj kundër Genoas me 21 janar. /IndeksOnline/