09:19 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Lëndohet Shaqiri, nuk do të luaj me Zvicrën

Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri është larguar nga kampi stërvitor i Zvicrës.

Mesfushori i Liverpoolit ka pësuar një lëndim dhe nuk do të jetë në gjendje të luaj kundër Gjeorgjisë dhe Danimarkës.

Federata e Futbollit të Zvicrës përmes një njoftimi në twitter, ka bërë të ditur që Shaqiri është liruar për tu rikthyer në Angli.

Nuk dihet ende shkalla e lëndimit pasi që ylli shqiptar duhet të kryej disa teste mjekësore. /Indeksonline/