09:20 / E Martë, 25 Prill 2023 / AR

Lëndohet Taylor Swift

Taylor Swift është lënduar teksa ishte duke ndërruar rrobat. Në një koncert në Hjuston asaj i është ngjitur fustani dhe pastaj u rrëzua.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa foto që zbulonin se diçka nuk ishte në rregull me dorën e Taylor, transmeton Indeksonline.

Më pas, kur doli në skenë, në dorë kishte vendosur shirit në mënyrë që të përfundonte përformancën me sukses.

Fansat ishin të shqetësuar për këtë gjendje të saj, por vet artistja ditën e djeshme ka postuar në rrjetet sociale duke treguar që gjendja shëndetësore është e mirë./Indeksonline/