75 Mall Live Search
13:37 / E Diele, 19 Janar 2025 / L A

Lëndohet Tchouameni pak orë para ndeshjes ndaj Las Palmasit

Mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni nuk do të luaj në ndeshjen ndaj Las Palmasit.

Tchouameni, gjatë stërvitjeve para ndeshjes së sotme kishte pësuar një shqetësim në këmbën e tij të majtë dhe u tërheq nga lista.

Në vend të tij do të thirren lojtarët si Jacobo Ramon dhe Chema.

Kujtojmë se ndeshja mes Real Madridit dhe Las Palmasit, do të zhvillohet sot në “Santiago Bernabeu”, në orën 16:15./IndeksOnline/