19:22 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / OSH

Lëndohet Valon Berisha, largohet nga loja

Reims është duke luajtur kundër Lillë në kuadër të Ligue 1, ndeshje e cila ka filluar në ora 19:00.

I pa fat ishte mesfushori kosovar, Valon Berisha, i cili startoi ndeshjen nga minuta e parë, por për shkak të një lëndimi iu dësh ta lëshonte fushën vetëm pas 8 minutave lojë.

Mbetet të shihet se sa do të mungojë, pasi që Valoni mund të jetë mungesë e madhe për Kosovën në ndeshjet e tetorit.