Lëndohet Vitinha? PSG-ja në telashe para ndeshjes me Barcelonën

Skuadra e Paris Saint-Germain është duke luajtur ndaj Auxerre në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Ligue 1.
Në minutën e 35’të, mesfushori Vitinha është larguar nga loja, shkruan Indeksonline
Nuk dihet nëse mesfushori u largua për shkak të ndonjë lëndimi apo arsye tjetër – pasi gjatë ecjes drejt stolit nuk u dallua shumë!
Trajneri Luis Enrique nëse e humb edhe mesfushorin portugez, do të ketë shumë telashe në ndeshjet e ardhshme, sidomos atë të radhës ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Në listën e të lënduarve janë: Dembele, Doue, Kamara, Marquinhos dhe Neves./Indeksonline/