75 Mall Live Search
17:32 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Lëndohet ylli i Interit para ndeshjes me Torinon

Ka patur shumë frikë për Samir Handanovic dhe Inter-in në stërvitjen e fundit të zhvilluar në prag të ndeshjes që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme kundër Torino-s në “San Siro”.

Gjatë seancës, portieri slloven është marrë një goditje të fortë në krah dhe ka qenë i detyruar të lërë fushën. Trajneri Luciano Spalletti, e ka ndjekur i shqetësuar në dhomat e zhveshjes për t’u siguruar për gjendjen e tij.

Gjithsesi, sipas “Tuttosport”, lojtari nuk ka patuar asgjë serioze dhe pritet të jetë rregullisht në fushë nga minuta e parë.