Lëndohet ylli i Liverpool-it para ndeshjes me Barcelonën
Ylli i Liverpool, Roberto Firmino është lënduar para se të fillonte ndeshja kundër Huddersfield.
Për shkak të lëndimit, trajneri Jurgen Klopp u dashtë që ta inkuadronte nga minuta e parë sulmuesin rezervë, Daniel Sturridge, transmeton Indeksonline.
Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Firmino është në dyshime nëse do të mund të luaj në ndeshjen e parë kundër Barcelonës në Ligë të Kampionëve.
Sulmuesi brazilian ka probleme me muskuj ./Indeksonline/