17:07 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Lëndohet ylli i Liverpulit

Futbollisti i Liverpulit, Luis Diaz, ka pësuar një lëndim të ri.

Si pasoj e këtij lëndimi. 25 vjeçari është larguar nga kampi stervitor i Liverpulit në Dubai, transmeton IndeksOnline.

Anësori ka pësuar një pengesë në rikuperimin e tij nga një dëmtim në gju që pësoi në fillim të tetorit.

Sipas The Times , Diaz është ankuar se ndjen ende siklet në gju dhe për pasojë është kthyer në Angli për t’iu nënshtruar vlerësimeve të mëtejshme.

Kolumbiani ka qenë një nga yjet më të spikatur të Liverpool-it deri më tani këtë sezon, duke shënuar tre dhe duke asistuar dy në tetë paraqitje në Premier League./IndeksOnline/