75 Mall Live Search
13:48 / E Hënë, 03 Nëntor 2025 / L A

Lëndohet ylli i madh i Zvicrës, s’luan ndaj Kosovës

Kombëtarja e Zvicrës do të përballet me një humbje të madhe për ndeshjet ndaj Suedisë dhe Kosovës.

“Helvetikët”, do të jenë pa yllin e tyre, Remo Freuler, i cili pësoi një lëndim të rëndë në fundjavë.

Ende nuk dihet se kë do të thërrasë selektori i Zvicrës, Murat Yakin, i cili do ta bëjë publike këtë të mërkurë.

Kujtojmë se gjatë këtij muaji, Zvicra do të zhvillojë ndeshjen ndaj Suedisë, më 15 nëntor dhe më pas kundër Kosovës, në “Fadil Vokrri” 4 ditë më pas./IndeksOnline/